DAP heshtë për regjistrimin e pensionistëve


Drejtoria e të ardhurave publike nuk tregon se si do ua lehtësojë pensionistëve obligimin që në mënyrë elektronike të regjistrohen për dorëzimin e deklaratave tatimore vjetore. Edhe sot drejtoresha e DAP-it Sanja Llukarevska vetëm paralajmëroi se do ketë disa lehtësime, njofton Alsat-M.

Unë ju thashë se kjo konferencë për shtyp është tematike pikërisht për ngjarjen e sotme dhe momentin e ri në DAP. Në periudhën e ardhshme për kohë shumë të shkurt do dalim me zgjidhje ligjore që ka të bëjë me rrethana lehtësuese për pensionistët që realizojnë të ardhura vetëm nga pensionet”- u shpreh Sanja llukarevska, drejtoreshë e DAP.