“Po ta kishin lexuar Kuranin, do kërkonin që Bibla të ndalohej”, Erdogan deklarata të forta nga Ankaraja


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, reagoi me zemërim ndaj një grupi prej rreth 300 personaliteteve franceze, që u bënë thirrje myslimanëve të denoncojnë referencat anti-hebraike dhe anti-krishtere në Kuran.

Duke iu adresuar një takimi të partisë së tij të martën, Erdogan e përshkroi grupin, që përfshin aktorin Gerard Depardieu, këngëtarin Charles Aznavour dhe ish-presidentin, Nicolas Sarkozy, si “të neveritshëm” dhe tha se ai po i sulmon “shkrimet e shenjta për myslimanët”.

Grupi nënshkroi një manifest që u botua në gazetën Le Parisien, muajin e kaluar.

Deklarata u bën thirrje myslimanëve t’i denoncojnë disa referenca, në mënyrë që “asnjë besimtar të mos i referohet librit të shenjtë për të kryer një krim”.

Erdogan tha se librat e tjerë të shenjtë kanë referenca të diskutueshme.

“Po ta kishin lexuar, ndoshta do të kërkonin që Bibla të ndalohej, por ata nuk kanë shqetësime të tilla“, tha Erdogan.(rel)