Prilep: ‘Branitellat’ kërkojnë lirim nga taksat, njejtë si ish ushtarët e UÇK-së në Saraj (VIDEO)


Sipas shembullit të ish ushtarëve të UÇK-së nga Saraji i Shkupit, të cilët komuna i liroi nga taksat komunale, edhe ‘Branitellat’ e Prilepit që kanë luftuar në vitin 2001 kërkojnë këtë benificion. Ata ankohen se, edhepse luftuan në 2001-shin, sot janë të papunë dhe të lënë anësh nga komuna dhe shteti.

“Tallen me ne në rrugë: Pse luftuat? Për të ngelur rrugëve?” – shprehet i dëshpëruar kryetari i shoqatës së ‘branitellave’ në Prilep,Cane Todorovski.

Komuna e Prilepit nuk ka dashur të deklarohet në lidhje me këtë kërkesë, para zyrtarizimit të saj.