Një 18-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
I plagosuri është identifikuar me inicialet B. B.
Nga të dhënat e para mësohet se ai ka marrë një plumb në këmbë dhe është transportuar në spitalin e Vlorës.
Policia ka shkuar në vendin ngjarjes, por ende nuk dihen rrethanat dhe autori i mundshëm, shkruan lapsi.al.