Veprimtari i dikurshëm i LPK-së, Ibrahim Kelmendi, në një shkrim të gjatë të publikuar në profilin e tij në FB, flet për vrasjjet e katër personaliteteve: Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa dhe Smaj Hajdaraj.
Kur flet rreth katër personaliteteve më lartë, vraasja e të cilëve mbetet misterioze për opinionin e gjerë, Kelmendi e ka filluar me Ahmet Krasniqin.
Ndër të tjera thotë “Po të kisha ndonjë meritë për vraasje të tij, do e pranoja dhe do të krenohesha, meqë atëherë dhe tani e kam vlerësuar për marionetë tepër të rrezikshme të Serbisë”…
Shkrimi i plotë i Kelmendit bashkë me debatin e mbrëmshëm:
ZHURMUESIT E “VRASJjEVE POLITKE”
Sapo e përcjella emisionin “pressing” të T7, me pjesëmarrje të avokatit Arianit Koci, Nasim Haradinajt, Gani Gecit dhe gazetarëve Leonard Kerquku e Berat Buzhala. Sërish debat edhe i zhurmshëm, kryesisht për “vrasjjet politike” vetëm të veprimtarëve të LDK-së.
Po shpreh edhe njëherë opinionin tim vetëm për vrasjjet e katër personaliteteve: Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa dhe Smaj Hajdaraj.
AHMET KRASNIQI. Bashkëthemelues FARK-ut, i emruar nga Bujar Bukoshi si ministër i mbrojtjes dhe komandant i FARK-ut. Për shkak të rrolit dhe funksioneve, meqë ishim në luftë me Serbinë pushtuese, logjika të shtynë të mendosh se strukturat e Serbisë duhet ta kenë vra, për ta dobësuar frontin çlirimtar të Kosovës. Por, zhurmuesit e “vrasjjeve politike”, asnjëherë nuk kanë shpreh as dyshim ndaj strukturave të Serbisë për atë vrasjje, por vetëm ndaj individëve të “krahut të luftës”! Përse? Edhe unë, me emër e mbiemër jam i akuzuar, sikur natën paraprake të vrasjjes, Hashim Thaçi paskësh qenë të unë në banesë në Tiranë dhe paskëshin marrë vendim për vrasjje. Unë në Tiranë nuk kisha banesë, as nuk kam qenë fare në Shqipëri, kur ka ndodh vrasja e Ahmetit, më 21 shator 1998. Po të kisha ndonjë meritë për vrasjje të tij, do e pranoja dhe do të krenohesha, meqë atëherë dhe tani e kam vlerësuar për marionetë tepër të rrezi8kshme të Serbisë!
ENVER MALOKU. Nuk e kam njohur personalisht. Por di që ishte intelektual i zellshëm dhe u shqua si kryeredaktor i QIK-ut (Qendra Informative e Kosovës). Është vra më 11 janar 1999. Në Kosovë atëherë po ndodhte luftë dhe e para që do të duhej të dyshohej për vrasjen e Enverit, janë strukturat pushtuese të Serbisë. Interesant, të gjithë që zhurmojnë për këto “vrasje politike” asnjëherë nuk kanë drejtuar gishtin akuzues e dyshues ndaj strukturave serbe, por përherë vetëm ndaj individëve dhe subjekteve që (dis)kualifikohen si “krahu i luftës”. Përse do të kishin ndonjë motiv ta vrisnin njerëzit e “krahut të luftës”?! Ndërsa unë, qysh kur jam informuar për angazhimet e Enverit, sidomos kur ka zënë ta përkrah Luftën çlirimtare të UÇK-së, kam menduar të jetë vra nga strukturat serbe (struktura serbe janë edhe në rastin kur dorasi është shqipfolës), por të njëjtat struktura, në luftën speciale të tyre, duhet të jenë përcaktuar të përhapin shpifje deziorituese, që të nxisin konflikte në mes “kahut të luftës” dhe “krahut pacifist”.
MUSTAFË XHEMAILI. Pas çlirimit të Kosovës, nuk mungesë të shtëpisë dhe banesës, dhe për hir të sigurisë më të madhe, u vendosa në Hotel “rand” në Prishtinë. Aty me ka rastis ta shoh e të bisedoj me Mustafë Xhemailin. Shumë herë e gjeja të vetmuar. Dëgjoja se po e përflisnin “operaticat” e LDK-së, si rrebel, që po kritikonte autoritarizmin e Ibrahim Rugovës. Fatkeqësisht e kanë vra më 23 nëntor 2000 në Prishtinë. Edhe kësaj radhe zhurmuesit e “vrasjeve politike” përherë akuzuan vetëm individë të “krahut të luftës”, asnjëherë strukturat e Serbisë. Meqë lavdërohet për veprimtar patriot, logjike do të ishte të dyshohet se duhet ta kenë vra strukturat e Serbisë, për hakmarrje. Ndërsa unë kam sajuar dyshim se duhet ta kenë vra, që t’i frikësojnë personalitetet e LDK-së, që guxonin ta kritikonin e të rrebeloheshin kundër Ibrahim Rugovës. Cilin motiv do të duhej ta kishte “krahu i luftës” që ta vristte Shkrimtarin Xhemail Mustafa?! Vrasëësit lansuan taktikën e luftës speciale, të akuzojnë “krahun e luftës” për “vrasje politike” të kuadrove të LDK-së, sepse ashtu nxisnin armiqësi dhe rikthenin votuesit e LDK-së, duke llogaritu se ankimi si viktimë sjell vota. Viktimë e kësaj lufte speciale u bënë edhe familjarët dhe të veprimtarët fisnikë të LDK-së. Fatkeqësisht.
SMAJL HAJDARAJ. As këtë Personalitet nuk e kam njohur personalisht. Fatkeqësisht është vraa me 17 janar 2002. Kjo vrasjje me pat pikëlluar ekstra, edhe për faktin se disa ditë më parë me pat rastis të jemi pjesëmarrës aktiv në një shqetësim, që u prezantuar si tepër serioz. Kishte ndodhur një konflikt në mbledhjen e grupit parlamentar të LDK-së, e kryesuar nga Ibrahim Rugova. Ishte ngërçi i zgjedhjes së Ibrahim Rugovës për president i UNIMIKistanit. Meqë nuk po i bëheshin votat e “deputetëve” shqiptarë, ai po mundohej të bind grupin parlamentar, se i duhen votat e “povratakut” (kështu quheshin deputetët e atëhershëm serbë). Smajl Hajtaraj, me temperament prej malësori, ndërhynë: “Po i kërkove votat e povratakut kam me votua kundër dhe kam me të shpall tradhtar!” (parafrazim). Kështu ma rrëfeu vëllai i Nekibe Kelmendit, i cili më pat telefonuar, i alarmuar, sapo motra i kishte treguar si ishte prish ajo mbledhje, dhe më pat lut të delja të pi kafe me te, meqë ndiehej i shqetësuar, edhe për hir të shqetësimit të motrës së tij.
Fati deshi që Smajl Hajdaraj të varroset në Varreza të Fshatit tonë (Llabjan / Pejë). Aty isha pjesëmarrës. Meqë kisha aparat fotografik digjital e pyeta për leje Djalin e Smajlit nëse mund të fotografoja. Me ate njiheshim nga ndejat e përbashkëta në Gjermani. Pata bërë edhe shkrim n[ë gazetën “Epoka e re”, duke i shpreh këto opinione, që po i shpreh tani. Zhurmuesit e “vrasjeve politike” edhe për këtë vrasje akuzuan individë të “krahut të luftës”! Ndërsa unë, atëherë dhe tani kam dyshuar se e kanë vra strukturat e Serbisë, për t’u hakmarrë për veprimtarinë e tij si Komandant i UÇK-së në Rugovë, dhe pse e kishte guxuar ta kundërshtonte Ibrahim Rugovën në atë mbledhje. Edhe këtë radhë lufta speciale u orientuar të nxis konflikt në mes të “krahut të luftës” dhe LDK-së. Sie edhe në raste të tjera, viktimë e kësaj lufte speciale u bënë familjarët dhe disa veprimtarë fisnikë të LDK-së. Cilin motiv duhet të kishte “krahu i luftës” të vriste Komandantin e UÇK-së?! Asnjë! Serbia kishte dy motive kryesore: hakmarrjen për luftë çlirimtare dhe për të disiplinuar LDKistët, të rrinë të rreshtuar si ushtarë pas Ibrahim Rugovës.
Fatkeqësisht institucionet e drejtësisë të UNMIK-ut, EULEX-it dhe të Kosovës nuk po i hetojnë me përkushtim këto vrasje, që të zbulohen vrasësit dhe urdhërdhënësit, sepse, për mendimin tim, e dinë që vendimet për ato vrasje janë marrë në Beograd dhe prandaj nuk duan të konfrontohen me Beogradin neofashist, vrasës.