Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, realizoi takim me ambasadorin Slloven në Shkup, Milan Jazbec.
Gjatë takimit dy bashkëbiseduesit iu referuan aktualiteteve më të reja politike, marrëdhëniet me Greqinë, procesit të implementimit të Marrëveshjes së Prespës, për rrjedhën e implementimit të reformave të Planit 18. Zëvendëskryeministri Osmani gjatë takimit ka deklaruar se Maqedonia gjendet në periudhën e skriningut shpjegues, me të cilën struktura negociuese përgatitet për fillimin e negociatave në qershor të vitit të ardhshëm duke theksuar përvojën Sllovene si model për avancimin e procesit të koordinimit të negociatave, si dhe përpunimin e planeve akcionale, mekanizmave dhe indikatorëve për ndjekje, si dhe të gjitha njohuritë dhe përvojat e përfituara për procesin e negociatave.
Zvkryeministri Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e deritanishme të qartë dhe të fuqishme të cilën Republika e Sllovenisë jep lidhur me proceset e integrimit euro- atlantik për Maqedoninë.
Vizita e sotme e Zëvendëskryeministrit Osmani, me ambasadorin Jazbec i paraprin zgjerimit të hapësirave të reja të ambasadës Sllovene, si reflektim i progresit në bashkëpunimin edhe më të madh mes dy vendeve në periudhën që vjen.