Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 ka lëshuar akuza të ashpra kundër kryeministrit Edi Rama.
Lubonja u shpreh se Rama ka kapur çdo gjë duke e lënë vendin pa drejtësi.
“Rama ka kapur çdo gjë na ka lënë pa drejtësi. Ka qenë tre banda dikur që kontrollin drejtësinë në Shqipëri. Tani e kontrollon Rama vetëm me bandën e tij”, – ka thënë analisti.
Ndër të tjera Lubonja gjatë fjalës së tij ka theksuar se presidenti Ilir Meta nuk e ka dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm, sepse ka dashur të tregojë krizën që ekziston në Shqipëri”.