Spahiu: Kushtetuta nuk ndryshohet me profile n’Fb

Artin Spahiu:

Kushtetuta nuk ndryshohet me Profile Fb. Dy herë që është ndryshuar Kushtetuta e Maqedonisë, është e ndryshuar me luftë.
E para, në 2001-n, përmes luftës së lavdishme të UÇK-së dhe tani e dyta, përmes “luftës” së faktorit ndërkombëtar për arsye gjeo-politike.
Të kishte qenë me statuse, profile, ose foto profile me nënshkrimin ” Don’t call me 20%, i am Albanian”, gjithë shqiptarët do bënim nga po 100 profile dhe do e kishim bërë botën Shqipëri ????