Jetesa e studentit të UT së, që ushqehet në menzë dhe i biri i Thaçit, që udhëton nëpër botë

Teksa fëmijët e pushtetarëve në Kosovë, përvec që bëjnë jetë luksoze dhe vizitojnë vendet më të rëndësishme të botës, një fat të tillë nuk e kanë shumica e të rinjve në Kosovë.

https://www.facebook.com/GOInsajderi/videos/1413035842161037/

InDoks me autor Visar Duriqi, përvec që ka shfaqur lluksin dhe krimin e fëmijëve të politikanëve kosovarë, ka nxjerrur statistika të të papunëve në Kosovë dhe ka shpalosur dëshirën e tyre për të ikur nga vendi.

I tillë është edhe Shqipdon Lepaja, një student në Universitetin e Prishtinës.

Ai për InDoks, ka thënë që nuk ka qenë asnjëherë në ndonjë vend europian dhe ka kritikuar sistemin në Kosovë, për izolimin që ua ka bërë studentëve kosovarë.

E për dallim nga Shqipdoni, një jetë krejt tjetër e bënë Endriti i Hashim Thaçit.

Përkundër që ata janë në moshë të njëjtë, dallimi në jetesë në mes Shqipdonit dhe Endritit është jashtëzakonisht i madh.

Përderisa Shqipdoni, nuk ka vizituar asnjëherë vendet perëndimore, ushqehet në menzë dhe punon si kamerier për t’i mbuluar shpenzimet e tij të studimeve, Endrit Thaçi, djali i presidentit Hashim Thaçi, ka vizituar hi më pak se këto vende: Majami, Florida (SHBA), Bjeshkët e Austrisë, Parisin e Francës, Londrën, Dubrovnikun e Kroacisë, Ishujt e Greqisë, Milanon e Italisë, Luganon e Zvicrës, Dolomity (Itali), Rio De Janerio (Brazil), Lisbonën e Portugalisë, Stambollin e Turqisë, Selanikun e Greqisë, e deri tek New York, Manhattan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.