Milikije Halimi tregon të arriturat pas 1 viti qeverisje!


Milikije Halimi:

Të nderuar bashkëqytetarë të komunës së Haracinës,

Kur është bërë një-vjetori i mandatit tim në krye të Komunës së Haracinës, dua para jush, nëpërmes këtij raporti, me transparencë të plotë t’ju njohtoj me punët që kemi bërë gjatë kësaj periudhe të shkurtër.

Fillimisht, duhet të kuptojmë të gjithë se në ҁfarë gjendje e morëm komunën, me shumë borxhe dhe probleme financiare nga të gjitha anët. Për këto 20 vite të kaluara, të gjithë jemi dëshmitarë dhe e dijm se ҁka është punuar në komunën tonë. Andaj, brenda një viti, nuk mund të arrihet gjithcka, por, përkundër kësaj, ne kemi krijuar një bazë të shëndoshë gjatë këtij viti, dhe tani dinamika do të jetë edhe më e madhe në kohën që vjen. Jemi të vetëdjishëm se kemi edhe shumë punë , por të bindur se gjatë mandatit tim, do të arrijmë gjithcka.
Shkolla
Pjesa më vitale në këtë periudhë, ishte shkolla, pasi famijët tanë, aty kalojnë pjesën më të madhe të kohës. Shëndeti i tyre është mbi të gjitha për cdo prind. Jeni dëshmitarë se në cfarë niveli i gjetëm shkollat, dhe në më pak se një vit, si janë tani. Shkollat janë modernizuar, dhe kanë ndryshuar për të mirë.
Kemi përgatitur dokumentacionin e nevojshëm, për dy shkolla të reja të cilat do të vendosen në dy pjesë apo lokacione të ndryshme të Haracinës. Ne, ju bëjmë edhe lutje publike banorëve tek Xhamia e Dëshmorëve, që t’na ndihmojnë me një lokacion të përshtatshëm që ta vendosim një shkollë katërvjecare aty. Jemi përpjekur të gjejmë vend të përshtatshëm, por duket se vende apo hapësira të lira, nuk gjenden lehtë në atë zonë. Hapësira publike nuk kemi në atë zonë, ndërsa kemi interes që ta kemi një shkollë patjetër për fëmijët e asaj ane. Andaj, urojmë që të kemi mirëkuptim, dhe kërkojmë publikisht që qyterë të asaj zone, t’na ndihmojnë nëse na sugjerojnë lokacion të përshtatshëm për një shkollë fillore katërvjecare.

Rrugët
Për një kohë shumë të shkurtër, kemi arritur ta asfaltojmë rrugën 11 me asfalt të ri, në të dy anët/ krahët. Ky ishte një problem i kahmotshëm i banoreve te asaj ane, dhe ashtu sic kishim premtuar ashtu edhe e realizuam projektin tonë. Rruga problematike në drejtim të fshtatit Grushinë, gjithashtu është asfaltuar. Cështja e rrugëve do të përmirësohet vazhdimisht, por ne fillimisht jemi të varuar nga gypat e kanalizimit të cilët do të vendosen në periudhën e ardhshme, pasi do ta demtojne rruget aty ku vendosen. Menjëherë pas kanalizimit, do të vazhdojmë me shtrimin e të gjitha rrugëve me asfalt. Deri ne keto momente, disa prej rrugëve sekondare apo bujqësore, i kemi shtruar me tampon dhe kemi krijuar kushte normale për qarkullim në ato zona.
Jemi munduar maksimalisht t’i ndricojmë rrugët në zona më të frekuentuara. Terri që ka qenë për vite të tëra, tani me nuk eshte. Do të vazhdojmë edhe më tutje më ndricimet publike ne rruge te ndryshme.

Kanalizimi
Sic jeni në dijeni, kemi vendosur një pjesë të gypave të kanalizimit. Projektin e përgjithshëm të kanalizimit, e kemi kompletuar dhe e këmi dorëzuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Ne jemi shumë të bindur, se gjithcka është duke shkuar sipas parashikimeve tona, dhe pjesa tjetër e kanalizimit, do të fillojë të implementohet gjatë pjesës së parë të vitit të ardhshëm.

Çerdhja
Kemi krijuar dokumentacionin e kompletuar, me të gjitha matjet dhe standardet Europiane, dhe kemi aplikuar në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Kemi informacione pozitive, dhe jemi shumë të bidnuar se do të fillojmë me ndertimin e cerdhes në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

Deponia e egër
Me inciativë të Qeverisë së Maqedonisë, cështja e deponive të egra, përfshi edhe deponinë tonë, do të zgjidhet pasi do të krijohet një deponi rajonale. Na është thënë që mos të marrim hapa cdo komunë vec e vec. Ne jemi në pritje të krijimit të deponisë rajonale, me crast do të mblidhen bërlloqet e më tepër komunave, dhe do të përpunohen për krijimin e energjisë elektrike. Në këtë dimension, jemi më se të sigurtë se jemi në rrugë të mbarë. Deri në këtë periudhë, kemi përmirësuar shërbimin e mbledhjes së mbeturinave, me kamion të rinj dhe jemi munduar që të menaxhojmë mbeturinat, me shpresë së në një të ardhme të shpejtë, do të kemi një zgjidhje të përgjithshme.

Ujësjellësi
Ne e kemi gjetur ujësjellësin në gjendje shumë të rëndë, me shumë borxhe ndaj EVN-së, dhe me shumë defekte në sistem. Nga ana tjetër, është vërejtur një keqpërdorim i ujit për pije, jo nga të gjithë, por nga një pjesë e banorëve të cilët janë kycur në mënyrë të jashtëligjshme, dhe kanë shpenzuar ujë pa kufuzim. Përkundër kësaj, ajo pjesë e qytetarëve që kishte shfrytëzuar ujin, nuk kanë paguar për ujin e shpenzuar. Edhe pse borxhi i madh ndaj EVN-së daton që nga viti 2009, ne po bëjmë përpjekje të mëdha për shlyerjen e një pjese me ndihmë e qeverisë. Megjithatë, do t’i lus qytetarët, që pas zgjidhjes së problemit të ujit, duhet të mësohemi që të paguajm për atë që harxhojmë. Lajmi që na gëzon më tepër, është se kemi shpresa shumë të mëdha se Qyteti i Shkupi, ka treguar gatishmeri pasi do t’na mundësojë që të shfrytëzojmë burimin e ujit te tyre, për banorët e Haracinës.
Kur jemi te uji, kemi bërë projektin e gatshëm dhe kemi aplikuar ne Agjencionin IPARD, për shpimin e bunareve në Mojancë, dhe ky burim do të jetë për banorët e Mojances dhe Orllancës. Besojmë se gjatë pjesës së parë të vitit të ardhshëm, do të kemi rezultate konkrete në drejtim të zgjidhjes së ujit për pije për banorët e Orllancës. Njësoj, për Grushinë, kemi aplikuar në Ministrinë e Transportit, dhe kemi siguruar mjetet e nevojshme për shpimin e bunarit dhe krijimin e bazenit për ujë të pijshëm për banorët e ketij fshati. Besojmë se menjëherë pas vitit të ri, do të fillojmë realizimin e aktiviteteve në Grushinë.

Infrastruktura
Kemi bërë të gjitha dokumentacionin e gatshëm për mbulimin e pjesshëm të kanalit midi Shkollës së re, dhe Shkolles së vjetër. Kemi aplikuar ne fondet IPARD, dhe jemi shumë të bindur se vitin e ardhshëm, do të fillojnë aktivitetet e mbulimit të kanalit që kalon në mes të fshatit Haracinë. Mbi kanal, do të bëhet shëtitore, karrige, ndricim, si dhe gjelbërim bashkë me staza për bicikleta dhe këmbësorë. Lusim qytetarët, mos të uzurpojnë hapësirat publike në pjesët e kanalit, pasi do të pengojnë këtë projekt me shumë interes për qytetarët, dhe parasëgjithash për fëmijët dhe të rinjtë.
Jemi përpjekur që në një kohë të shkurtër, të rrethojmë varrezat e vjetra, në bashkëpunim edhe me xhamitë respektive.

Punësime
Gjatë kësaj periudhe, kemi arritur të ndihmojmë dhe ndërmjetësojmë në punësimin e mbi 130 individeve në ndërmarrje të ndryshme publike. Ky trend do të vazhdojë edhe më tutje, dhe jemi të bindur se kanë përfituar pjesa më e ndjeshme e familjeve të cilat kanë pasur nevojë për sigurimin e kafshatës së bukës. Jemi të përkushtuar që të ndihmojmë maksimalisht në punësimin e të gjithë nevojtarëve, dhe vetëm në këtë mënyrë zbutet gjendja e vështirë socio-ekonomike që kemi pasur si banorë të komunës sonë.

Investimet e huaja
Jemi në bisedime me investitor të huaj për mundësinë e punësimit edhe të 150 personave gjatë 3 viteve të ardhshme. Deri tani, kemi takuar shume investitor potencial, natyrisht nga gjendja politike dhe e pasigurisë gjatë muajve të kaluar, një pjese e investitorëve kanë hezituar të investojnë. Nga ana jonë, si komunë, kemi përgatitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe jemi të gatshëm në cdo kohë t’i mirëpresim të gjithë ata të cilët dëshirojnë të krijojnë biznese në komunën tonë.

Godina e komunës së Haracinës
Jeni dëshmitarë se pas shumë vitesh, më në fund, komuna e Haracinnës do të ketë një godinë të re. Kemi besim se në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, do të dalim në ndërtesën e re. Kjo nënkupton, se do të sjellim edhe shërbimet e Ministrive që të jenë sa më afër qytetarëve tanë. Besojmë se me krijimin e zyrave, gjatë vitit të ardshëm, do të sjellim nga një zyrë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Minsitrinë e Bujqësisë në Haracinë.

Për në fund, dua t’ju them se akoma kemi shumë punë. Nuk ndalemi, dhe jemi të përkushtuar për ta ndryshuar për të mirë jetën e banorëve të komunës sonë. Duhet të jemi të vetëdijshëm se brenda një viti, nuk mund të arrihet gjithcka, ndersa e kemi gjetur komunes me shume probleme. Kemi edhe tre vite, dhe frytet e vërteta të punës sonë njëvjecare, presim t’i shijojmë gjatë vitit të ardhshëm. Ju sigurojmë se jemi të përkushtuar maksimalisht, dhe kemi bindjen e plotë se jemi në rrugë të mbarë.

Ju keni të drejtë edhe kur na kritikoni, edhe kur na lavdëroni, pasi ne kemi marrë besimin për t’ju shërbyer, dhe ashtu do të bëjmë deri në përfundim të mandatit tonë.

Qofshi të bekuar ju dhe familjet tuaja!
Milikije Halimi
Kryetare e Komunës së Haracinës