Letrat shtetërore me vlerë do të tregëtohen në bursën e Maqedonisë, ato do të jenë në kapshme edhe për investitorët e huaj, ndërsa oferta është në rritje me qëllim që të sjellë sa më shumë ulje të kamatave për shtetin.
“Jemi dëshmitarë për lëvizjet që bëhen në bursë, nga fillimi i vitit ka një rritje të madhe edhe tek vlera e MBI10, në këtë drejtim Ministria e financave është në bisedime me Bërzën e Maqedonisë që letrat me vlerë të fillojnë të tregëtohen aty, ato do të jenë të kapshme edhe për investitorët e huaj, rritja e ofertës do të sjellë kështu uljen e shpenzimeve të kamatave në shtet ndërsa do të rritet edhe likuiditeti e transparenca me tregëtimin sekondar”, theksoi kështu zv.ministrja e financave Shiret Elezi.
Ministria e financave po ndjek praktikën europiane në tregun e kapitalit, me këtë qëllim Ligji për letrat me vlerë i miratuar në vitin 2005 do ndryshohet me dy ligje të tjera, e me këtë do të rritet standardi i transparencës në treg dhe do të sjellë nivelin më të lartë të mbrojtjes nga keqpërdorimi sipas praktikës europiane, në dizajnimin e reformave rol të madh në këtë drejtim ka edhe Këshilli për zhvillim të tregut të kapitalit, ku krahas anëtarëve rregullatorë dhe asociacionit të bankave janë edhe letrat me vlerë, sigurimet dhe fondet investive.