Inspektorët pezullojnë punimet në mbi 30 vendpunishte ndërtimtarie


Në vazhdën e angazhimeve dhe masave të ndërmarra për rritjen e sigurisë dhe shëndetit në punë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), përmes Inspektoratit të Punës (IP), ka hartuar Planin Operativ për ngritjen e masave të sigurisë në vendet e punës, me theks në sektorin e ndërtimtarisë.

Përgjatë dy javëve, në komunën e Prishtinës, ku është më i përqendruar sektori i ndërtimtarisë, gjatë inspektimit të rreth 160 vendpunishteve janë shqiptuar 14 gjoba (ato subjekte të cilat nuk i kanë zbatuar vendimet e inspektorëve nga inspektimet e mëherëshme), dhe janë ndërprerë punimet me masën e pezullimit të përkohshëm në 11 subjekte, thuhet në njoftimin e MPMS