Kryetari i Komsionit për mandate, Pavle Bogoevski, e ka caktuar me 6 nëntor seancën në të cilën do të shqyrtohet propozimi për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski, njofton Plusinfo.
Komisioni do të duhet të vendosë nëse Gruevski është i denjë për të kryer detyrën e deputetit, ndërkaq pas rekomandimit fjalën e fundit do ta jep Parlamenti.
Për marrjen e imunitetit e nevojshme është dy e treta e shumicës parlamentare, e cila vështirë që mund të arrihet, duke marrë parasyshë që 8 deputetët e grupit të ri parlamentar që votuan për ndryshimet kushtetuese kanë njoftuar se nuk do tа përkrahin një vendim të tillë.