Maqedonia në vendin e dytë prej destinacioneve më të preferuara për investim


Maqedonia është ranguar në vendin e dytë në listën e magazinës globale Sajt Selekshën për destinacione më të mira investuese në botë.

“Sipas magazinës, Maqedonia është ranguar lartë në vendin e dytë në kategorinë e 20 zonave më të mira sipas projekteve, shpenzimeve kapitale dhe vendeve të punës për kokë banori, ndërkaq në bazë të metodologjisë së zbatuar për 2,722 projekte investuese koorporative për shfrytëzuesit e fundit në 280 zona në mbarë botën prej dhjetorit të vitit 2010 deri në janar të vitit 2018, indeksuar sipas shifrave më të reja për popullatën”, kumtoi Drejtoria e ZZHTI-së.

Sipas Drejtorisë, rangimi i këtillë i Maqedonisë është valorizim i përpjekjeve dhe aktiviteteve të deritanishme.

“Ky valorizim do të ndikojë plotësisht që kompani të reja t’i shqyrtojnë mundësitë për të investuar në Maqedoni dhe për ta vendosur atë në hartën e tyre investuese”, theksojnë nga Drejtoria.

Sqarojnë se duke e pasur parasysh vështirësinë në krahasimin në zonat e rajoneve botërore, këtë vit selektimi i sajteve u kthye drejt publikut të tyre primar dhe po i hulumton investuesit koorporativ global dhe konsultantët për ueb-faqe në mënyrë që t’i emërojë zgjedhjet e veta për Top zona të lira tregtare në botë, organizuar sipas rajoneve.

Magazina u mor edhe me të dhënat e siguruara nga ana e bashkëpunëtorëve investues konsultantë të cilët ndjekin 2.722 projekte investuese në mbi 280 zona të lira jashtë SHBA-së prej dhjetorit të vitit 2010 deri në janar të vitit 2018, njofton Koha.mk.

Duke i shfrytëzuar këto të dhëna, janë krijuar dy indekse. Njëri, që i rangon 20 zonat e para sipas projekteve të përgjtihshme, investrimeve të tyre kapitale dhe numrit të vendeve të hapura të punës dhe i dyti, që i rangon 20 zonat e para për kokë banori duke shfrytëzuar të dhëna për popullatën në nivel të shtetit.