Vendimi i pushtetit malazias që një grupi akadeikës, profesorësh e historianësh nga Serbia, për shkak të fjalimeve armiqësore e fyese në llogari të Malit të Zi, e ka bërë me nerva kryetarin e Serbisë Aleksandar Vucic, partitë proserbe, si edhe ata persona të cilëve u është ndaluar hyrja, Metija Beckovicit e Cedomir Anticit.
“Kjo është diçka që më ka shokuar. Ne ua kemi ndaluar personave të cilët janë kriminelë, pjesëtarë të klaneve kriminale, ndërsa sot dikush e ka ndaluar mendimin ndryshe. Kjo është e palejueshme në shekullin XXI, kjo është e palejueshme në Evropë. Për masa konkrete do të bisedojmë nëse nuk marrim një përgjigje të arsyeshme të Malit të Zi”, ka thënë kryetari Vucic, transmeton gazetametro.net.
Matija Beckovic e Cedomir Antic, shkruajnë mediet malazeze, si edhe humë herë më parë kanë paraqitur qëndrime shoveniste e fashiste mbi Malin e Zi dhe pushtetin e tij.
Beckovic medieve u ka thënë se pushteti malazias me ndalimin e hyrjes në atë vend, ia ka uruar krishnën sllave, dhe ka shtuar se nuk e habit ndalesa për hyrje në Mal të Zi, duke pasur parasysh se ky është fati i fati i famshëm i poetit.
“Nuk e di a është e saktë dhe a ka të bëjë kjo me mua të gjallë apo të vdekur, meqë kam qëllim që, pasi të vdes, të jetoj në Mal të Zi”, ka shtuar me hipokrizi Beckovic.
Historiani Cedomir Antic ka thënë se i është bërë nder që, siç është shprehur, “regjimi autoritar e shovenist i Milo Djukanovicit” ia ka ndaluar hyrjen në Mal të Zi dhe është kërcënuar se në atë vend do të vijë “me lirinë.
“Do të vijmë në Mal të Zi me lirinë. Do të jemi në Podgoricë pasi që tiranit t’i vijë fundi”, ka thënë Antic.
Kryetari i Partisë popullore dhe njëri prej liderëve të Frontit Demokratik Milan Knezevic, sërish sipas matricës së njohur të sulmit mbi gjithçka malaziase, ka thënë se shizofrenia institucionale dhe serbofobia e regjimit malazias kanë arritur kulmin e tyre me dekretin e Qeverisë së Dusko Markovicit që Matija Meckovicit dhe një numri intelektualësh të dalluar nga Serbia t’ua ndalojë hyrjen në Mal të Zi.
Siç kemi njoftuar sot, Drejtoria e policisë së Malit të Zi ka marrë vendim me të cilin disa intelektualëve serbë, ndër të cilët edhe Matija Beckovic, u ndalohet hyrja në këtë shtet.
“Kalimi i kufirit, pos Matija Beckovicit, u është ndaluar edhe historianëve Cedomir Antic e Aleksandar Rakovic, si dhe politikanit serb Dejan Mirovic“, i është thënë nga policisa gazetës “Dan”.
Eprorëve policorë në kufijtë shtetërore u është dhënë lista e personave, të cilët kurrsesi nuk guxojnë të hyjnë në vend, sepse e rrezikojnë sigurinë e Malit të Zi.
Intelektualët serbë, të cilëve u është ndaluar hyrja, kanë qenë të paralajmëruar si oratorë në manifestimin me rastin e Kuvendit të Podgoricës. (Në këtë Kuvend, pas luftës së Parë Botërore është marrë vendim që Mali i Zi t’i bashkohet Mbretërisë së Serbisë).
Si arsye kryesore theksohen deklaratat e tyre të mëhershme, të cilat, sipas vlerësimeve të shërbimeve malazizase të sigurisë, paraqesin rrezik për sigurinë e shtetit.