Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar(njëri i mitur) të cilët në Fushë Kosovë kanë sulmuar fizikisht dhe kanë refuzuar urdhrat e tre zyrtarëve policorë në detyrë.
Si pasojë e sulmit fizik zyrtarët policorë kanë marrë tretman mjekësor, gjithashtu edhe tre personat e dyshuar kanë marrë tretman mjekësor.
Pas intervistimit (i dyshuari i mitur është intervistuar në prani të prindit) me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen 48 orë në qendrën e mbajtjes, kurse i dyshuari moshë e mitur dërgohet në mbajtje në kohëzgjatje prej 24 orëve./Pacensure