Territori i fshatit Vicë është kultivues i patateve, njëherit edhe fshati që njihet në mbarë territorin për cilësinë e patateve.
Banorët e këtij fshati merrem vetëm me buqësi dhe blegtori, aktualiusht ka 4000 dele dhe mbi 250 lopë.
Ministria e Buqësisë nuk ju ka aprovuar, asnjë nga kërkesat e blegtorëve të fshatit dhe deri më tani nuk ju ka ofruar asnjë mjet pune.
Buqësia në këtë rajon aktualisht është në krizë dhe shumica e banorëve mendojnë që ta braktisin fshatin.
Banorët e fshatit Vicë janë të revoltuar dhe ankesa e tyre u drejtohet politikanëve të cilët në kohën e zgjedhjeve, vizitojnë këtë fshat ndërsa realiteti është se bujqit po mbijetojnë këtu.
Fshatarët e fshatit Vicë kanë marrë vetë iniciativë për të hapur rrugën për në bjeshkë, ku kjo rrugë do ju lehtësojë punën.