Ivanov takon presidentin bullgar në Dojran


Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot në Dojran do të realizon rakim me presidentin bullgar Rumen Radev, i cili do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni, njofton Medial.mk.

“Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë kanë dialog të vazhdueshëm politik dhe marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale që i karakterizon miqësia tradicionale, ishte konstatimi i përbashkët i të dy presidentëve, gjatë vizitës zyrtare të presidentit Radev në Republikën e Maqedonisë në shkurt të këtij viti”.

Shefi i shtetit të Maqedonisë Gjorge Ivanov me ftesë të presidentit bullgar Radev në qershor do të qëndrojë për vizitë zyrtare kthyese në Republikën e Bullgarisë, thonë nga Kabineti i Ivanovit.

Presidenti bullgar Radev më 6 maj do të marrë pjesë në Ceremoninë komemorative në Novosellë.