62 % e shqiptarëve nuk u besojnë partive politike në vendin e tyre. Këto shifra, që janë publikuar nga Komisioni Europian dhe i referohen të dhënave të janar-nëntor 2017, tregojnë një përqindje të lartë në mesin e shqiptarëve sa i përket besueshmërisë kundrejt partive politike.
Sipas sondazhit, sakaq 36 % e shqiptarëve priren që të besojnë tek partitë politike, e më një përqindje të ulët prej 3 % janë përgjigjur me ‘nuk e di”. Kujtojmë se 2017 ishte vit zgjedhor për shqiptarët, në 25 qershor pati zgjedhje parlamentare.
Po të shohim hartën e Europës në tërësi, shqiptarët duken më besues. Fqinjët tanë italianë kanë një qëndrim kryesues mosbesues, me 83 % e tyre që janë përgjigjur që ‘priremi të mos besojmë’, 13 % e tyre besojnë dhe pjesa tjetër janë përgjigjur ‘nuk e di’. Në përqindje të lartë mosbesimi shfaqen edhe shtetasit çekë, përkatësisht 84 % e tyre nuk u besojnë partive politike.
Mbi 60 % që nuk u besojnë alternativave politike janë edhe spanjollët, francezët, serbët. Shtetasin e Qipros sakaq udhëheqin Europën me mosbesimin e tyre ndaj politikës, me 88 %. Me përqindjen më të lartë që besojnë në partitë e tyre politike shfaqen gjermanët, finlandezët dhe turqit.
Në rajon, shqiptarët shfaqen me nota më pozitive e besues të alternativave politikë, teksa raporti tregon se 81 % e serbëve janë mosbesues, 74 % e shtetasve maqedonas janë po ashtu mosbesues,.
Sipas KE, çdo anketë përbëhet nga rreth 1000 intervista ballë për ballë për çdo vend. Raportet publikohen dy herë në vit.
Flash Eurobarometrat janë intervista ad-hoc telefonike tematike të kryera me kërkesë të çdo shërbimi të Komisionit Europian. Sondazhet e Flash mundësojnë që Komisioni të marrë rezultate relativisht të shpejta dhe të përqendrohet në grupe specifike të synuara, kur dhe kur kërkohet.
Raportet e veçanta të Eurobarometrit bazohen në studime tematike të thelluara të kryera për shërbime të ndryshme të Komisionit Europian ose institucioneve të tjera të BE-së dhe të integruara në valët e votimit të Eurobarometrit Standard.