Paraburgim edhe për dy persona për rastin me vajzën e shtëpisë”25 Maji”


Prokurori përgjegjës nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit solli vendim për implementim të procedurës hetuese për edhe dy shtetas të Maqedonisë të involvuar në lëndën me rastit e vajzës nën përkujdesje nga IP Enti për përkujdesje të fëmijëve me probleme edukativo-sociale – Shkup (Shtëpia e fëmijëve “25 Maji”).

Me propozim të prokurorit në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup, personave të dyshuar u caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Personat ngarkohen se kanë kryer vepër penale “Tregti me fëmijë” për të cilën është paraparë dënim prej më së paku 12 vjet burg. Të dyshuarit edhe pse e kanë ditur se fëmija është viktimë e tregtisë me njerëz, ishin shfrytëzues të shërbimeve seksuale dhe eksploatim tjetër nga personi minoren.

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke i ndjekur artikujt në lidhje me këtë rast, hapi lëndë pas informatës së marrë.

Pas veprimeve të kryera parahetimore, prokurori adekuat publik në shkurt solli vendim për implementim të hetimit kundër një personi për veprën e kryer penale “Tregti me fëmijë”. Atëherë, me Propozim të prokurorit adekuat publik me vendim të gjykatës personit, i ishte caktuar masa e paraburgimit e cila vazhdohet në vazhdimësi sipas grumbullimit të materialeve të dëshmive për zbardhjen e këtij rasti penal juridik.

Personi i dyshuar nga dhjetori i vitit 2017 deri më 6 shkurt të vitit 2018 duke përdorur forcë, mashtrim dhe shtrëngim, e njëkohësisht duke e shfrytëzuar pafuqinë fëmijërore, e ka detyruar fëmijën e dëmtuar të kryejë akte seksuale me burra të moshës madhore në shumë qytete brenda vendit. E dyshuara e ka transportuar fëmijën, e ka shitur, e ka detyruar në shitje për shfrytëzim për aktivitete seksuale për para, e ka detyruar për punë dhe shërbime dhe ka organizuar edhe martesë të dhunshme, e cila nuk është realizuar.