Me 04.02.2016 lideri i LSDM-së, Zoran Zaev para banorëve të Kapishtecit, tha se prej kur LSDM do të vi në qeveri do të ndalojë “tërbimi” i përmbaruesve dhe pagesa a shumave të larta prej qytetarëve.
PREMTIM: Ka mbetur vetëm shpirtin të ia marrin përmbaruesit popullit. Por jo më, do t’i shfuqizojmë. Të gjithë taksat e lartë të përmbaruesve do t’i shfuqizojmë, nuk mundet që për një mijë denarë të marrin dhe të shpaguajnë 11.000 denarë.
[Burimi: А1 ON, Zoran Zave, lideri i LSDM (prej minutës 02:23- 02:38 së videos), data: 04.02.2016 ]
ARSYETIM:
Në shkurt të vitit 2016 kryetari i LSDM-së, në atë kohë lider i opozitës Zoran Zaev, në takim me qytetarët në lagjen Kapishtec premtoi se “do të shfuqizojë taksat e larta të përmbaruesve”. Ky premtim i tij nuk është realizuar. Qeveria e re e udhëhequr prej LSDM-së dhe kryeministrit Zoran Zaev u zgjodh me 31 maj të vitit 2017. Përsëri, përkundër njoftimeve të Zaevit, edhe pse kanë kaluar njëmbëdhjetë muaj prej formimit të Qeverisë, deri më tani (27.04.2018), taksat e larat të përmbaruesve nuk janë shfuqizuar. Në fund të vitit 2017 në intervistën për TV Telma, Zaev premtoi (35:39 – 36:15 në video) se në javën e fundit të dhjetorit të vitit 2017, më së voni në janar të vitit 2018 do të fillojë debati publik me propozim-ligj për ndryshime ne Ligjin për përmbarim, për të cilin njoftoi se do të miratohet më së voni në fund të marsit të vitit 2018. (39:03 – 39:14 në video)
Por, duhet të shkojëpërmes debatit publik. Duke zgjedhur një problem të rëndësishëm nuk duhet që të krijojmë një tjetër problem po aq të rëndësishëm. Janar, shkurt, mars do të miratohen ligjet. Këtu janë të gjithë ato ligje (39:03 – 39:14 në video)
Me 2 janar, në ditën e parët të punës në vitin 2018 kryeministri Zaev, duke ju përgjigjur pyetjes gazetareske, deklaroi (11:11 -11:44 në video), se Qeveria kërkon mënyrë se si më së miri borxhlinjtë të heqin qafe borxhet e dala prej procedurës përmbaruese. Edhe përkrah njoftimeve të këtilla, deri më tani (27.04.2018) është organizuar vetëm një takim në fillim të shkurtit të këtij viti (2018), në mes të, ish ministrit të Drejtësisë Bylen Saliji me përfaqësues të ministrive të ndryshme, odave të përmbaruesve, të noterëve dhe avokatëve dhe përfaqësues nga sektori i biznesit dhe ndërmarrjeve publike në vend. Dhe për sa i përket propozim-ligjit për ndryshime të Ligjin për përmbarim, ai akoma nuk ka hyrë në procedurën e kuvendit. Materialet që janë përgatitur deri më tani mund të gjenden në Regjistrin e vetëm kombëtar të procesverbaleve ENER. Iniciativa “Stop për përmbaruesit”, përsëri njoftoi se do të ketë protesta për 1 maj, ditën ndërkombëtare të punës. Prej shprehen se nuk janë të kënaqur prej ndryshimeve ligjore të propozuara që jua ka dorëzuar Qeveria, prandaj urgjentisht kërkojnë zhbllokimin e llogarive të qytetarëve, revizion të punës së përmbaruesve dhe kthim të përmbarimit në gjykatë, siç ka ndodhur në të kaluarën. (01:34 – 02:27në video). Duke pasur parasysh gjithë këtë, premtimi i kryeministrit Zoran Zaev dhënë në shkurt të vitit 2016, se “do të shfuqizojë taksat e larta të përmbaruesve”, deri më tani (27.04.2018) nuk është realizuar.
Burimi: Vërtetmatësi