Autobusi elektrik do të lëvizë në rrugët e Shkupit për gjashtë muaj

Autobusi i ri elektrik, për të cilin Qyteti i Shkupit përpara më pak se tre muaj ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë izraelite “Çeriot Motors” për shfrytëzim të posaçëm, nga sot në gjashtë muajt e ardhshëm do të vihet në përdorim në linjën “15”, njofton Portalb.mk.

“Autobusi është bërë në pajtim me trendet e fundit teknologjike në këtë industri. Bëhet fjalë për autobusin energjetik efikas i cili harxhon minimalisht sasi të energjisë elektrike dhe është i pajisur me sistem për mbushje të shpejtë. Përparësia më e madhe është ajo që fare nuk ka emision të shkarkimit të gazrave që e ndotin ajrin”, tha Shilegov në prezantimin e sotëm të autobusit të ri elektrik.

Stacionet për mbushje janë vendosur në stacionet e fundit në Novo Lisiçe dhe në Karposh 4.

Në Shkup tanimë janë në përdorim dy autobusë me gaz, njëri në linjën “5” dhe tjetri në linjën “2”.

Ndryshe, “Çeriot Motors” është kompani izraelite për prodhimin e autobusëve elektrik me seli në Sofje, e cila në bashkëpunim me kompaninë kineze “Hajger” prodhon 76 autobusë në ditë. Autobusët e tyre tanimë udhëtojnë në rrugët e Beogradit, Tel Avivit, por së shpejti edhe nëpër Madrid dhe Salzburg.