Shkollat e Nju Jorkut ofrojnë mësim në gjuhë të ndryshme dhe të enjten në atë që zyrtarët thanë se ishte e para në SHBA – u shtua në listë edhe gjuha shqipe, njofton Ballkan Web.
Janë 60,000 banorë me origjinë shqiptare që jetojnë në shtetin e Nju Jorkut, më shumë se çdo shtet tjetër, sipas një studimi të Qendrës së Harvardit për Zhvillimin Ndërkombëtar të vitit 2015.
Më shumë se gjysma banojnë në New York City, me enklavat më të mëdha që ndodhen në lagjet e tilla Bronksit si Pelham Parkway, Morris Park, Bedford Park dhe Belmont.
Shkolla “PS 105 Senator Abraham Bernstein School” në Morris Park do të jetë e para që do ofrojë gjuhën shqipe për të gjithë ata që duan ta mësojnë atë.
Kreu i këshillit te Bronksit Shqiptaro Amerikani Mark Gjonaj deklaroi se ishte krenar që kishte punuar për këtë projekt të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Nju Jork.
Drejtori i shkollës në Bronks, Christopher Eustace duke reaguar mbi programin në gjuhën shqipe theksoi se kishte vënë re shumë nxënës të cilët vinin në shkollë duke folur shqip. Për këtë arsye kishte nisur prej kohësh hulumtimet për të zbuluar mësuesit e mundshëm që do ta jepnin këtë gjuhë në shkollë.
Departamenti amerikan i arsimit do te hapë programe të reja mësimore në gjuhën arabe, bengale, kineze, frënge, italiane, koreane, polake, ruse, spanjolle dhe në urdu.