PDSH merrë një ministri të rëndësishme?!


PDSH është afër hyrjes zyrtare në Qeverinë e koalicionit LSDM dhe BDI, pasi që kjo parti në disa raste ka përkrahur me votë maxhorancën aktuale për ligje të rëndësishme, shkruan portali Faktor.

PDSH siç thuhet ka shprehur gatishmëri për të përkrahur të gjitha proceset reformatore, duke mos kushtëzuar deri tani qeverisjen aktuale por edhe duke treguar konstruktivitet dhe si një parti më parimore gjatë viteve të fundit, transmeton INA.

Deri tani nuk është e saktë se çfarë do të përfitojë PDSH në rast të hyrjes në Qeveri, por flitet se në lojë është ministria e arsimit, në rast se do të ndodhë këmbimi i kësaj ministrie mes LSDM dhe BDI. Nëse kjo e fundit merrë arsimin në vend të drejtësisë, atëherë në këtë vend sipas Faktor do të ulet kuadër i PDSH-së. Por nuk ka informacione se çfarë do të përfitojë kjo parti nga kulaçi tjetër qeveritar nëse edhe BESA bëhet pjesë e qeverisjes.