Një fëmijë dhjetëvjeçar dje është grabitur në “Kej 13-të Nëntori” në Shkup. MPB-ja kumtoi se dje në ora 19:10 në Njësitin për informacione dhe komanda Shkup, G.M. (45) nga Shkupi ka denoncuar se ditën e njëjtë rreth orës 17:40 në rrugën “Kej 13-të Nëntori” dy persona të panjohur kanë kryer plaçkitje ndaj djalit të tyre dhjetëvjeçar.
Derisa fëmija ka qenë duke lëvizur, personat i janë afruar dhe i janë kërcënuar që ta heq bluzën, pas së cilës njëri prej tyre ka nxjerrë thikë. Fëmija është frikësuar dhe ka filluar të kërkojë ndihmë, ndërsa personat kanë ikur në drejtim të panjohur, kumtoi MPB-ja. Ndërmerren masa për zbardhje të plotë të rastit./Pacensure