Jovanoviç: Vuçiq mos të jep deklarata tendencioze për Maqedoninë


Kryetari i Partisë opozitare serbe Liberal-Demokratike, Çeda Jovanoviq, si reagim ndaj deklaratës së mbrëmshme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për Referendumin në Maqedoni, deklaroi se “Serbia nuk duhet t’i komentojë në mënyrë tendencioze rezultatet nga Referendumi në Maqedoni, por ta ndihmojë, nëse guxon”.
Në kumtesën drejtuar mediumeve, Jovanoviq theksoi se “Maqedonia evropiane nuk është dhe nuk do të jetë humbëse, posaçërisht jo për shkak të rezultateve nga Referendumi, në të cilin me bojkot frikacak dhe thikë të ngulur në shpinë në të ardhmen e saj, sepse VMRO-DPMNE më shumë mbante llogari për interesat e Moskës, se sa për nevojat e maqedonasve”.
Jovanoviq konsideron se Maqedonia, e cila dëshiron të hyjë në BE dhe në NATO, është fituese në luftën që ende po zgjatë, edhe pse të dielën pati mundësi të madhe për fitore përfundimtare dhe për fund të politikës e cila i ndau dhe shkatërroi të gjitha republikat jugosllave./Pacensure