Një grua 69-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë në Spitalin e Kavadarit, si pasojë e helmimit.
Zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski, njofoi se rasti dje është raportuar në orën 18:00.
“Mbrëmë rreth orës 18:00 në stacionin policor në Kavadar nga Spitali i Përgjithsëm është raportuar se është sjellur një grua banore e Kavadarit me shenja të dukshme të helmimit. Për shkak të seriozitetit të gjendjes shëndetësore, gruaja është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup, ku edhe ka ndërruar jetë”, tha Dodevski./