Eni Vasili, në emisionin e saj Open, hodhi poshtë deklaratat e Xhisiela Malokut, e cila në një studio tjetër televizive është shprehur se rrëfimi i saj për Top Channel është i manipuluar.
“Unë jam përpjekur të bëj një intervistë profesionale dhe të bëja pyetje që nuk ju bënë nga asnjë media. Vetëm nëpërmjet të vërtetës Xhisiela shpëtohet. Unë dëshmoj që gjithçka u transmetua është e pamanipuluar”, tha Vasili.
“Ishte intervistë e papërgatitur. Më vonë na ka marrë në telefon dhe na ka thënë që të tërhiqnim intervistën. Me këtë intervistë publiku do të kuptojë shumë gjëra. Unë i kam thënë në mbyllje të intervistës që për çdo gjë që ka nevojë, numrin tim të telefonit e ka”, shtoi Eni Vasili.
“Intervista në Top Channel ka qenë e montuar, kanë nxjerrë kontekstin që duan”, akuzoi Xhisiela Maloku në emisionin Opinion në Tv Klan, ku ishte e ftuar mbrëmjen e sotme.