Pas disa orësh nga ngjarja e rëndë vijon të jetë në arrati autori i vrasjes së 25-vjeçarit në Dibër. Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e djeshme në njësinë administrative Arras.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se Aleksandër Balla, i cili akuzohet se qëlloi me thikë 25-vjeçarin me inicialet I.Z, është ende në kërkim nga policia.
‘BalkanWeb’ raporton se sherri mes dy të rinjve, njëri nga fshati Muhur, tjetri nga Arras, ka nisur në rrugë. Si fillim ata kanë nisur që të konfliktohen verbalisht dhe më pas Balla ka nxjerrë thikën nga xhepi dhe ka qëlluar 25-vjeçarin.
Ky i fundit ndërroi jetë rrugës për në spital. Deri më tani ngelen të paqarta rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa dyshohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit.