Në orën 19:00 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët patën mundësi që të tregojnë bindjen e tyre kundrejt ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore.
Pas mbylljes së votimeve mund të votojnë vetëm personat të cilët janë hasur në vendvotim në orën 19:00.
U votua në gjithësej 3513 vendvotime ndërsa të drejtë vote kanë pasur gjithsej 1.806.336 banorë të cilët kanë pasur mundësi të prononcohen janë Pro ose Kundër ndryshimit të emrit të Republikës së Maqedonisë me çrast edhe shteti futet në binarët drejt EU-së dhe NATO-s