KRASNIQI: MOS I MERRNI SERIOZISHT KAFET E THAÇIT, POR PROTESTËN E VETËVENDOSJES


Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka komentuar protestën e sotme të Vetëvendosjes dhe vizitën e presidentit Hashim Thaci në veri të vendit.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se më seriozisht duhet të merret protesta se sa vizita e Thacit.

Më poshtë postimi i Krasniqit:

Instrumenti demokratik për ndryshim u dëmtua nga bojkoti opozitar!

Kafeja e Shtërpcës dhe shtija në Ujëman- janë rekreacion i fund javës, mos i merrni seriozisht se çka shkruajnë për kafet e rastit!

Më seriozisht merreni protestën si instrumentin më serioz paqësor të demokracisë për ndryshim! Ka pasur mundësi që protesta të ishte më e organizuar e më serioze, por një pjesë e opozitës nuk është serioze.

Por, kjo opozitë, veç organizatorit nuk e ka në rend të parë ndryshimin, por pushtetin pa ndryshim. Sido që të jetë, bojkoti opozitar e dëmtoi instrumentin demokratik për ndryshim!

Dikush duhet ta nxjerr mësimin e duhur nga protesta e 29 shtatorit 2018!