Të paktën 400 persona humbën jetën dhe mbi 500 persona të tjerë janë lënduar nga një tërmet shkatërrimtar që ka goditur ishullin indonazian të Sulavesit, transmeton Express
Ky tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,5 ballë Rihter ka goditur dje ishullin e Sulavesit, në qendër të Indonezisë, thuhet në njoftimin e institutit amerikan USGS.
Pas kësaj tragjetdie agjencia e menaxhimit të katastrofave lëshoi alarmin për cunami.
“Kur erdhi cunami, njerëzit ishin duke qëndruar ende në plazh dhe nuk kishin mundësi të largoheshin”, ka deklaruar Sutopo Purwo Nugroho, zëdhënës i agjencisë BNPB, shkruan Dily Mail, transmeton Gazeta Express.
Si pasojë e tërmetit janë shkatërruar edhe qindra shtëpi banimi, duke bërë që shumë njerëz të mbesin në rrugë./Pacensure