Referndumi, sot dhe nesër lëshohen letërnjoftime me procedurë të përshpejtuar

Të gjithë sektorët e punëve administrative të MPB-së, sot dhe nesër ( 29 dhe 30 tetor 2018), janë në dispozicion të qytetarëve për nxjerrjen e letërnjoftimeve me procedurë të përshpejtuar për t’u dhënë mundësinë atyre të votojnë në referendumin e nesërm.

Të gjitha kërkesat për lëshimin e letërnjoftimeve (të dëmtuar, të humbur apo të vjedhur) sipas procedurës së zbatuar ligjore, do të miratohen menjëherë në të gjitha sektorët rajonalë për punë administrative pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Siç kumtoi MPB-ja, kërkesat për letërnjoftime do të pranohen edhe aprovohen menjëherë deri të shtunën (29 shtatorin) në orën 16:30.

Menjëherë pas pranimit të aplikimeve për letërnjoftime, sektori i informatikës do t’i përpunojë dhe do t’i dorëzojë deri te sektori kompetent për shpërndarje me kohë te sektori për punë administrative.

Në ditën e referendumit (të dielën 30 shtator), Sektori për punë administrative do të punojnë vetëm për lëshimin e letërnjoftimeve në periudhën prej orës 7:00 deri në orën 19:00.