Malësorja duke ecur mbi urën e lumit Cem, në vitin 1930


Në këtë imazh krejt të rrallë të vitit 1930, duket një grua shqiptare me xhubletë duke kaluar Cemin.

Është një foto dramatike që flet sa për një milion fjalë.

Me hap të drejtë dhe me duart e lidhura prapa, gruaja ecën stoike mbi urën prej druri që duket sikur do të vithiset në çdo çast në shtratin e thatë të lumit.

Nuk kuptohet se si qëndrojnë bashkë dy pjesët e urës që ka qenë shembur një herë, por malësores nuk duket se i bën ndonjë përshtypje.

Në mes të këtij peizazhi të frikshëm por të magjishëm me kreshpa, shkëmbinj dhe urë gjysmë të këputur, ecja e saj e sigurt na kujton epokën kur gruan e vetmuar në Shqipëri nuk e ngacmonte kush. Ishte një zakon që habiste të huajt dhe që e vlen të risillet në mendje.