Qeveria do ta respektojë qëndrimin dhe zërin e atyre që do të jenë shumicë në referendumin “për” dhe “kundër”. Nuk do të lejojmë atyre që duan të ulen në tryezë dhe të flasin për amnistinë ta shantazhojnë Maqedoninë, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në tribunën në Sveti Nikole.
“Me këtë Marrëveshje kemi shansë të hyjmë në BE dhe NATO si maqedonas, si njerëz që e kanë ruajtur identitetin, ndërsa gjuha maqedonase në BE do të bëhet gjuhë zyrtare në bashkësinë prej 500 milionë njerëzve. Marrëveshja i mbron gjërat që i kemi më të rëndësishme, tha ministrja.
Ajo para qytetarëve të Sveti Nikoles foli për beneficionet nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE.
Shtoi se kjo gjeneratë nuk do t’i lë probleme më të rinjve, por do t’i zgjidh. “Këtë e bëjmë për ju, por nuk do të ketë sukses pa juve”, porositi Shekerinska dhe bëri thirrje në votim masiv më 30 shtator për Maqedoninë evropiane./PC