Armata e Maqedoni jo vetëm që tashmë 16 vjet merr pjesë në operacionet jashtë territorit të shtetit, por gjysmën e stazhit ekspeditiv e ka kaluar në njërin nga shtetet udhëheqëse sipas përqindjes së fuqive të armatosura të angazhuara në operacionet luftarake jashtë territorit të saj, tregojnë të dhënat e zyrës për shërbime me publikun të gjeneral shtabit të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), shkruan “Meta“.
ARM-ja përvojën ekspeditive të saj e ka filluar në vitin 2002, me kontingjent simbolik nga dy pjesëtarë të operacionit ISAF në Afganistan. Por, nga viti 2006, ushtria e Maqedonisë jashtë territorit të shtetit ka dërguar më shumë se 4 për qind të numrit të përgjithshëm të pjesëtarëve të ARM-së, përqindje e cila është zvogëluar në vitin 2015, kur është ndërprerë operacioni i ISAF-it.
Në valën e aktiviteteve të saj, në vitin 2008 ARM-ja ka pasur 444 pjesëtarë të saj në katër misione të shtetit, të udhëhequra nga NATO, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, ose rreth 7 për qind nga numri i përgjithshëm aktual.
ARM-ja mban edhe disa rekorde statistikore në operacionet e saja jashtë. Në vitin 2008, me misionet në Irak dhe Afganistan, Maqedonia ka qenë shteti i tretë, pas SHBA-ve dhe Britanisë, sipas përqindjes së numrit të luftëtarëve në misionet ushtarake jashtë territorit të saj. Sipas fuqive të shpërndara në ato dy misione, lider absolut ishte SHBA-ja, me 6 për qind ka marrë pjesë Mbretëria e Bashkuar, kurse me 4 për qind ka marrë pjesë ARM-ja.
Për krahasim, me përjashtim të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, anëtarët e NATO-s në operacionet ushtarake kanë dërguar rreth 1 për qind e forcave të armatosura.
Në vitin 2010, ARM-ja u bë shteti i tretë, sërish pas SHBA-be dhe Britanisë, sipas procentit të ushtarëve të angazhuar në misionin ISAF. Atë vit në misionin e Afganistanit kanë mare pjesë 407 ushtarë të Maqedonisë, rreth 6 për qind e numrit të përgjithshëm aktual të ARM-së.
Të njëjtin vit, edhe statistikat e NATO-s e kanë ranguar Maqedoninë në listën e pjesëmarrësve të lartë në ISAF, këtë radhë sipas numrit të ushtarëve në raport me popullatën e shtetit. Në këtë listë Maqedonia ka qenë e katërta, pas SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Danimarkë.
Statistikisht, deri sot gjysma e ARM-së tashmë ka marrë pjesë në misione. Sipas ministres së Mbrotjes, Radmilla Shekerinska, deri tash më shumë se 4.000 ushtarë kanë qenë në operacione jashtë Maqedonisë./Portalb