Mediat më të mëdha Greke kane me ditë te tëra qe fjalen time tek 360 grade po e japin ne edicionin qendror te lajmeve, madje edhe sot por nuk janë lejuar videot jashtë Greqisë. Unë ju qendroj tezave te mia historike qe janë të mbështetura në fakte shkencore dhe jam e hapur për të diskutuar për to me çdo historian profesionist qe e njeh problematikën historike të kësaj kohe. Si historiane profesioniste, kam detyrimin që të kërkoj dhe them vetëm të Vertetën. Kam marr me mijera mesazhe qe nuk kam kohe tu pergjigjem te gjithave. Kam marr mesazhe nga arvanitet,nga politikan Grek, studiues Grek qe dua ti falenderoj qe me japin te drejtë për problematikën qe kam ngritur, pasi kjo i është mbajtur me vite të tëra e fshehur publikut në atë vend.
DISKUTIMI HISTORIK NE GREQI JA KALON PORTOKALLISE SONE,
Pangalos ish Ministri i jashtem i Greqise thote qe Aleksandri i Madh eshte Shqiptar,( dhe ka plotesisht te drejte).
Kocaqi thote qe Cipra dhe Greket jane Arvanit dhe Shqiptar.
Drejtuesi thote qe kane marr ne telefon Shqiptar te lindur ne Shqiperi qe mallkojne Kocaqin, qe po thote te tilla gjera. E di qe ka te tille ketu qe bejne me Grek se Greket, se kane nxjerr perfitime ekonomike nga kjo gje.
Nje Psomiadhis ish prefekt e ish guvernator i Maqedonise leshon edhe fjale fyese ndaj meje. Emagjino se ne ca niveli ka rene debati historik dhe njerezor. Madje kete Psomiadhin me lind e drejta ta hedh edhe ne gjyq per fyerje publike.
Niveli i debatit teper i ulet, aspak shkencor, vetem propogandistik, pa asnje fakt. Nuk jane ne gjendje te me gjejne grekun se nuk ka dhe fyejne e bertasin. Historia behet me fakte dhe jo duke me fyer mua. Jane mesuar te mashtrojne por kesaj radhe ju ka ngelur sharra ne goxhde. Le te me gjejne ate 1 komandant Grek nga ata 100 dhe mos te merren me mua por me te gjetur faktet.