Kur kemi hyrë në gjysmën e dytë të këtij viti kalendarik, preokupimet e qytetarëve tashmë janë se si të sigurohet ngrohja për dimër.
Ata që të vetmen alternativë e kanë ngrohjen e ambienteve të banimit me dru, synojnë të blejnë dru cilësore dhe me çmim më të favorshëm. Mirëpo, harrojnë se jo të gjithë tregtarët janë korrektë, prandaj blerësit shpesh herë janë viktimë e mashtrimeve me sasinë e druve që blejnë.
Një mashtrim i tillë i kishte ndodhur edhe një qytetari vitin e kaluar, i cili ka vendosur që ta postojë në rrjetin social facebook, këtë befasi.
Se si provoi ta mashtrojë shitësi i druve qytetarin, shikojeni videon më poshtë: