Nga Gjermania në Prishtinë, me postë sjell drogë


Nga zyra për zhdoganime postare, Prishtinë, është raportuar se ka ardhur nga Gjermania një sasi substance narkotike.

Policia thotë se droga kishte ardhur në adresë të një personi në Prishtinë, e në dërgesë kishte substancë narkotike të llojit “Amfetaminë”, me peshë 50 gramë.

Dërgesa është konfiskuar nga Policia e Kosovës ndërsa rasti vazhdon të hetohet./PC