Dhunohet një biznesmen në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në rrugën “Merdar Shtylla” në Komunën e Parisit, afër banesës së tij.
Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se biznesmeni Andrea Zoga që ka disa aktivitete në Tiranë si Fast Food-e dhe restorante është dhunuar keq nga 4-5 persona që i kanë zënë pritë afër shtëpisë së tij.
Sipas dëshmisë së tij, personat në fjalë kanë zbritur nga një makinë tip Golf dhe e kanë dhunuar pa shkak. Nga dhuna e ushtruar, biznesmeni ka marrë plagë në trup e kokë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës./PC