SHERR NË DISKO, NIPI I ISH-DEPUTETIT SHQIPTAR PLAGOS VËLLAIN E PACOLLIT


Një konflikt banal mes të rinjve që ka nisur fillimisht në disko, ka degjeneruar në përdorimin e armës.

Nga mediat kosovare mësohet se para pak ditësh në një disko në Prishtinë, nipi i ish-deputetit të PDK Shaip Muja është konfliktuar me nipin e deputetit Islam Pacolli.

Të dyja palët duket se nuk e kanë mbyllur ngjarjen pasi të dielën pak pas mesnate nipi i Shaip Mujës ka plagosur me armë në të dy këmbët vëllain e deputetit Islam Pacolli, Osmanin.

NJOFTIMI I POLICISË SË KOSOVËS PËR NGJARJEN:

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima: O. P, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin në fjalë policia ka identifikuar personin e dyshuar: A. M, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës i cili aktualisht ndodhet në arrati. I plagosuri në këtë rast është jashtë rrezikut për jetë”.