Nga shtatori ulen orët në fillore dhe tjetër mësimdhënie në shkollën e mesme


Nga muaji shtator numri i orëvenë shkollën fillore do të ulet, kështu ka deklaruar ministrja e arsimit dhe shkencës Renata Deskoska.

“Nga e para deri në të tretën numri i orëve do jetë i kufizuar edhe atë 20, nga e katërta në të gjashtën 25, nga e shtata në të nëntën 30 orë në javë. Kjo do të bëj dhe ndryshimin e planit mësimorë e për këtë e kemi detyruar Byronë për zhvillimin e arsimit që të punojë dhe ligjit të ri t’i ofrojë koncept të ri për uljen e orëve,”- ka thënë kështu ministrjaDekoska.

Paralelisht me uljen e orëve mësimore do të ulet edhe fondi i orëve tek mësimdhënësit nga 18 deri në 23 dhe askush nuk do të mbetet pa punë, duke thënë se kështu do të zhvillohet edhe një tjetër mënyrë mësimore në shkollën e mesme pasi kjo shkallë e mësimit është profesionale dhe nuk duhet parë si një shkollë që shkon drejt fakultetit.