Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që të shtrenjtoj çmimin e derivateve të naftës.
Sipas vendimit, çmimi i EUROSUPER BS- 95 do të shtrenjtohet për 0.50 denarë, dhe tani një litër do të kushtojë 72.50 denarë.
Çmimi i EUROSUPER BS -98 mbetet i njëjtë, pra 74.00 denarë.
Çmimi i Dizelit do të rritet për 1.5 denarë, dhe nga mesnata do të kushtojë 66.00 denarë për një litër.
Çmimet e reja do të vlejnë për dy javët e ardhshme./PC