VMRO-DPMNE: Zaev ikën nga debati për referendumin

Zoran Zaev, i cili fjalën debat nuk e ka tërhequr nga goja e tij, tani po largohet nga debati si një djall i temjanit. Zaev iku nga debati që e thirri kryetari ynë, Hristijan Mickoski. Zaev është një frikacak që nënshkroi kapitullimin e Republikës së Maqedonisë për një kolltuk. Aktualisht Zoran Zaev është kryeministër me zemër të tërbuar, reagojnë nga OBRM-PDUKM.

“Kjo mjafton se Zaev nuk dëshiron të përballet me qytetarët dhe se nuk dëshiron të përgjigjet në pyetjet që kanë të bëjnë me referendumin. Por çështja kryesore është se, kush e ndalon Zoran Zaevin të dalë dhe të përballet me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i cili ka ftuar haptazi në duel televiziv gjegjësisht debat? Kush e këshillon Zaevin që si frikacak të ikë nga duel televiziv, ku duhet për të hedhur poshtë argumentet e OBRM-PDUKM-së se kjo marrëveshje është kapitullative dhe fshin identitetin, gjuhën, historinë, minoritetet dhe çdo gjë tjetër?, thuhet në deklaratëne OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/