Të rinjtë praktikantë do të marrin pagë


Për herë të parë në Maqedoni puna praktike e të rinjve do të rregullohet me ligj. Qeveria po bën gati ligjin për praktikë, ligj ky i cili do tu mundësojë të rinjve të arrijnë përvojë praktike nëpër kompani të ndryshme dhe për atë të paguhen, ndërsa kompanitë të fitojnë kuadër profesional adekuat për nevojat e tyre. Këtë e paralajmëroi, Koco Angjyshev, duke theksuar se kompanitë do të mund të angazhojnë praktikantë në periudhë prej 1 deri gjashtë muaj, ndërsa praktikantët e angazhuar deri në tre muaj do të paguan nga 5 mijë denarë, derisa ata për gjashtë muaj do të marrin pagë minimale, informon Koha.

“Me këtë ligj duam të arrijmë nga njëra anë të rinjtë të marrin njohuri për nevojat e ekonomisë dhe kompanisë, kurse atyre tu japim mundësi dhe shans personat e rinj ti profilizojnë në pajtim me nevojat e ekonomisë reale”, tha Angjushev.

Ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska tha se praktika edhe në nivel evropian dhe botëror jep rezultate të mira, ndërsa edhe në Maqedoni është treguar si masë e mirë por nuk ka qenë e rregulluar me ligj. Për herë të parë në Maqedoni miratohet një ligj i tillë, njofton Koha.mk

“Nga viti 2017 nga 902 të rinj të kyçur në programin për praktikë e deri në qershor të vitit 2018 janë punësuar 445 persona ose 50% prej tyre”, tha Carovska.

Carovskla tha se para se të sjellët ky ligj mendohet se sit ë rinj të konsiderohen personat prej 15 deri 29 vjet, që është praktikë evropiane, ose kufiri të ngritët në moshën 34 vjeçe./PC