Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, kishte shpenzuar rreth 2 mijë e 200 euro për dy udhëtime me aeroplan, njërin për në Vjenë e tjetrin për në Bruksel.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, kishte shpenzuar rreth 2 mijë e 200 euro për dy udhëtime me aeroplan, njërin për në Vjenë e tjetrin për në Bruksel.
Ata kishin udhëtuar nga Prishtina për në Vjenë e pastaj për në Bruksel më 14 qershor 2011.
Në një rast tjetër, Pacolli kishte shpenzuar për biletë 660 euro për relacionin nga Prishtina në Vjenë, më 10 nëntor të 2011.
Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.
Në dosjen prej qindra faturash të siguruara pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do të publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.
Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.
Në dosjen “Sa Han Shefi” e cila tashmë është aktive në Kallxo.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/pacolli-shpenzoi-575880/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright