Ballina Pa Censurë “E Majta”: Pushtetit nuk i intereson barazia sociale

“E Majta”: Pushtetit nuk i intereson barazia sociale


Sipas saj, pushteti ka dështuar totalisht në trajtimin e punëtorëve nëpër ndërmarrjet e vendit. Sipas “E Majta”, në vazhdën e fushatës për referendumin, partisë në pushtet nuk i intereson aspak jeta më e mirë për qytetarët dhe prosperiteti i barabartë për të gjithë.
“Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, edhe një herë duke thyer premtimin e saj për pagesën e 16 pagave të papaguara të punëtorëve të kompanisë nga Prilepi, “Eurokompozit’, me të cilën bie poshtë i gjithë zotimi i saj për drejtësi sociale. Pavarësisht problemit të pazgjidhur të pagave të papaguara dhe kontributeve, kohët e fundit u njoftua se për shkak të borxhit të trashëguar nga menaxhmenti i mëparshëm është ndalur rryma në ndërmarrje, për çka punëtorët janë të detyruar të rrinë në shtëpi”,- thuhet në reagimin e partisë “E Majta”.