Anulohet seanca për rastet “Target dhe Fortesa”


Fillimi i seancës për lëndën “Target-Fortesa” është shtyrë për më 8 tetor. Seanca u anulua për arsye se nuk janë marrë vendimet nga Gjykata e Apelit për ankesat për gjykim në mungesë të të akuzuarit Goran Grujevski dhe ndarjes së procedurës për të akuzuarën Gordana Jankulloska.

Hetimi për lëndën “Fortesa” u hap më 19 mars të vitit 2016 ndërsa për lëndën “Target” më 17 nëntor të vitit 2016, për shkak të lidhshmërisë janë bashkuar në një lëndë të vetme.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë ilegale janë përgjuar 4.286 numra telefoni për të cilat nuk ishte dhënë urdhër nga gjykata. Komunikimi është ndjekur para se të lëshohet dhe pas përfundimit të afatit për urdhrat e gjykatës të për ndjekjen e 1 541 numrave telefonike apo në total 5 827 numra. Gjatë asaj periudhe janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë./Pacensure