AKSIONI I RENEA NË NIKËL, 11 TË NDALUAR DHE 5 TË ARRESTUAR, MES TYRE VËLLAI I DURIM BAMIT (EMRAT)

Pesë persona janë arrestuar dhe 11 të tjerë janë ndaluar gjatë aksionit të befasishëm të forcave RENEA në orët e para të mëngjesit.

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar në emisionin “Repolitix” të Report Tv emrat e personave të arrestuar.

Një prej tyre është Marklen Haka, të cilit iu gjet një armë zjarri pa leje, 30 milion lekë të vjetra dhe 35 mijë euro. Një emër tjetër i arrestuar është Valter Bami, vëllai i Durim Bamit. Valter Bamit, në banesë i është sekuestruar një pistoletë.

persona të tjerë të arrestuar janë Lutfi Haka, Ylli Çangu djali i Naim Çangut dhe Skender Leza. Ndërsa Flamur Haka, i arrestuar në mëngjes, është lënë i lirë sot rreth orës 20:45.

Gjatë aksionit është sekuestruar edhe një mjet i blinduar.