Kryeministri Zoran Zaev, gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur dialogun ndërmjet Prishtinës dhe të Beogradit, njofton Shenja.
Ai ka vlerësuar se arritja e marrëveshjes së paqes është jetike për të gjithë rajonin. Zaev ka thënë se është e rëndësishme që liderët e rajonit të jenë së bashku dhe të punojnë për rajonin. Zaev ka thënë se ndërmjet dy vendeve do të hapen mundësi të reja për bashkëpunim./Pacensure